Shkodra: Politika të heqë dorë nga anatemimi i pjesës private të PPP-së

Shkodra: Politika të heqë dorë nga anatemimi  i pjesës

Investimet me PPP kanë qenë shpesh herë në qendër të akuzave mes palëve politike, por nuk kanë munguar kritikat edhe nga institucionet ekonomike ndërkombëtare.

Por sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, i sheh thjesht si një formë investimi dhe të pa dëmshme nëse realizohen si duhet.

I ftuar në emisionin"Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe, Shkodra thotë se politika duhet të heqë dorë nga anatemimi i pjesës private të PPP-së.

Megjithatë si shqetësim ai ngre disbalancën mes propozimit të pa kërkuar dhe propozimeve që vinë nga qeveria.

Shkodra: PPP është një formë edhe pse ka pro dhe kundra sa i takon efekteve.Është një formë për të injektuar në ekonomi investime të caktuara për gjëra që në një moment të caktuar nuk mund të bëhen. Janë aplikuar që nga 2007, kanë qenë dhe më përpara por nuk kanë qenë në këtë formën e koncesioneve.

Pati hov të madh sa i përket Hidrocentraleve, tani është zgjeruar më shumë skema. Por së pari ne nuk duhet të anatemojmë pjesën  private të PPP-së, nëse qeveria lancon një inisiativë, pjesa private do ti përgjgjet, është normale se do të bëjë biznes. Siç i përgjjget një tenderi publik ashtu do ti përgjigjet dhe një thirrje për koncesion.

Atë pjesën e oligarkisë duhet ta heqim. Po i njëjti biznes vazhdon me të gjitha qeveritë dhe me të njëjta praktika dhe politika. Por ama praktikat e gabuara nëse nisen nga biznesi ne i dënojmë absolutisht.Ajo që shohim me shqetësim është disbalanca mes propozimit të pa kërkuar dhe propozimeve nga qeveria, që tregon paaftësinë e qeverive për të planifikuar PPP.


EMISIONET