Shkodra: Ka zotërinj që kanë bërë turizëm me lek fajdesh

Shkodra: Ka zotërinj që kanë bërë turizëm me lek

Sekretari i Përgjithshëm i Prodhuesve, Arben Shkodra i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se sa i përket turizmit ka nga ata eksponentë që kanë bërë Turizëm me lek fajdesh.

Gerxhani: Komiteti këshëllimor i Ministrisë që është me ligj që duhet mblidhet nuk është mbledhur për dy vjet.

Shkodra: Shumë mirë që nuk mblidhen se nuk ka nevojë.

Gerxhani: Nëse nuk e mbledh me ligj një trupë këshëllimore të sektorit privat të turizmit një herë në 3 muaj....

Shkodra: Cështja është pse duhet të dilni në televizion ju sektori, për të nxjerrë nga qentë e rrugës që hanë turistët e deri tek pjesa e menaxhimit të të ardhurave që krijon ky sektor. Gjithcka zgjidhet në tryeza teknike, pa kamera, duke u diskutuar buxheti një vit më para i vitit të më passhëm.

Këta zotërinj e kanë bërë turizmin vet, nuk është se ju ka dhënë subvension shteti. Madje madje ka edhe nga ata që e kanë turizmin me lek fajdesh dhe jo me lek bankash, se bankat nuk japin më kredi. Kjo do të thotë se ata janë ata heronjtë që hedhin lek që ti kthehen pas 20 vitesh dhe natyrisht presin që qeveria të bëjë të paktën dy gjera.

EMISIONET