Në një oborr Shkodran, të mbledhur sëbashku, ashtu si dikur në gëzimet familjare të këtij qyteti, emra të njohur të artit, miq dhe bashkëpunëtor ndër vite, i festuan ditëlindjen e 87-të, Ferdinand Bushatit, drejtuesit të dikurshëm të klubit të rinisë “Heronjtë e Vigut”.

Për më shumë se dy 2 dekada, ai evidentoi dhe ngjiti në skenë,  ata që u bënë emra të spikatur të të muzikës e humorit, por edhe në fusha të tjera të jetës.

Ndaj mirënjohja dhe falenderimet për këtë personalitet, që ruajti me fanatizëm vlerat e radha të kultivuara në një qytet me traditë si Shkodra ishin të shumta

Modestia që e ka karakterizuar gjithë jetën, profesor Nardin siç e thërrasin të gjithë, nuk i mungoi as në këtë mbrëmje surprizë që i bënë për ditën e lindjes.

Klubi i rinisë “Heronjtë e Vigut”, gjatë gjithë periudhës së jetës artistike të tij, qe një vatër e rëndësishme e talenteve të reja në shumë fusha, si në muzikë, letërsi, pikturë etj., për rrjedhojë dhe vatër vlerash.

/Ora News.tv/