Shkodër, shtëpia e Idromenos e Pashko Vasës u kthyen “në kinema”

Shkodër, shtëpia e Idromenos e Pashko Vasës u kthyen

Banesat karakteristike të Kolë Idromenos e Pashko Vasës, u rigjallëruan dhe u kthyen në kinema të hapura për tre netë në Shkodër!  Aty u shfaqën filmat pjesëmarrës në edicionin e tretë të Festivalit “Ekrani i Artit”.

Shtëpitë e Kolë Idromenos, Llazanëve dhe Pashko Vasës u kthyen në kinema të hapura përgjatë tre netëve të festivalit “Ekrani i Artit” në Shkodër.

Ringjallja e oborreve karakteristike ku filmat u shfaqen në mjedise të hapura, duke  prezantuar historinë dhe traditën e një qyteti të lashtë, ishte gjetja e edicionit të tretë.

Adrian Paci, organizator Art House: Jam i kënaqur me përgjigjen që patën nga publiku. Mirëpritjen që patën nga familjarët të cilët na hapën oborret e tyre. Festivali ia arriti qëllimit dhe është një nxitje për ta vazhduar edhe vitin tjetër. 

Filmi dokumentar na prezanton dy fytyrat e botës së artit, atë të prodhimit dhe shitjes.

Adrian Paci, organizator Art House: Na bën të menedojmë mbi atë çfarë është marrëdhënia që arti ka me ekonominë dhe shoqërinë që jetojmë. 

Risitë e këtij viti ishin të shumta... Gjetje ishte “ringjallja” e oborreve karakteristike shkodrane, ku filmat u shfaqen në këto mjedise të hapura, që na prezantojnë historinë dhe traditën e një qyteti të lashtë.

Organizatorët premtojnë vazhdimësinë e këtij festivali, që po formësohet si një traditë e bukur.

EMISIONET