Shkodër, kontrollet e befasishme të policisë çojnë në pranga të dënuarin me 16 vite burg

Shkodër, kontrollet e befasishme të policisë çojnë

Forca e Posaçme "Shqiponjat" dhe ato të Policisë së Shkodrës kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta.

Gjate kontrolleve, policia ka kapur dhe një person të shpallur në kërkim, i dënuar me 16 vite burg. Në pranga përfundoi Dedë Lufaj, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër. Ai u arrestua pranë fshatit të tij në një zonë të pyllëzuar.

48 vjeçari është dënuar më 18 shkurt 2016 nga Gjykata e Apelit në Shkodër me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas me datë 04.07.2014 në lagjen Dedaj, fshati Vuksanaj-Shalë, Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

EMISIONET