Shkodër, digjen 3 makina

Pas Vlorës, duket se fenomeni i djegies së makinave është përhapur në të gjithë vendit.

Një makinë u dogj plotësisht ndërsa dy të tjera u dëmtuan gjatë natës në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen Vojo Kushi

Makinat ishin të parkuara në rrugë poshte pallateve ku jetojnë poseduesit e tyre.

fillimisht ka marrë flakë kjo makinë tip Benz me targë AA 327 VC,  në pronësi të shtetases Alma Bekteshi, e cila rezulton e papunë, por që bashkëshorti i saj mësohet se ka një punishte këpucësh. 

Në deklarimet e para ata kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd.

Nga kjo makinë, flakët kanë dëmtuar edhe dy mjetet e tjera.

Dyshimet e Policisë janë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Por policia ende nuk ka dalë në një variant përfundimtar, pasi për momentin nuk përjashtohet as pista e ndonjë difekti në sistemin elektrik.

Shërbimet zjarrfikëse shmangën përhapjen e flakëve, ndërsa policia thotë se ende po punon për shkaqet


(Foto: Nga vendi i ngjarjes)


EMISIONET