Shifrat e gjithëpranuara tregojnë se në Shqipëri jetojnë rreth 65 mijë diabetikë me 3 deri në 5 mijë raste të reja cdo vit.

Por vec sëmundjes së me të cilën duhet të jetojnë, diabetikët duhet të përballen edhe me burokraci për të përfituar rimbursimin e medikamenteve.

Pacientë nga rrethet duhet të udhëtojnë drejt Tiranës që një mjek Endokrinolok tu firmosë recetën.

Mjeku endokrinolog Florian Toti, njëherësh përfaqësues i shoqatës së Diabetikëve thotë se janë bërë propozime konkrete për ti dhënë fund praktikës.

Florian Toti: "Ne kemi bërë propozime konkrete si shërbim endokronologjie për të lehtësuar këto procedura jo vetem për medikamentin Galvusmet, por edhe për insulinat që të mos kenë nevoj të vijnë deri në Tiranë vetëm për këtë punë. Kështu që besoj se së shpejti do të ketë një përgjigje në këtë drejtim duke i lehtësuar edhe nga ana financiare por edhe nga ana e kohës dhe energjisë personat me diabet dhe familjet e tyre."

Prej vitit tjetër pjesë e skemës së rimbursimit do të jenë edhe fishat për matjen e diabetit, vendim i shumëkërkuar nga të prekurit.

Florian Toti: "Për sa i takon pjesës së trajtimit të diabetit duhet ta pranojmë që në përgjithësi ne jemi të përkëdhelur në këtë drejtim. Pra, në Shqipëri ekzistojnë trajtimet më të fundit dhe pothuajse të gjitha janë në listën e ribmursimit. Gjithashtu, shumë shpejt, vitin që vjen do të futen dhe fijet për majten e glicemisë për grup moshën nga 0-18 vjeç."

Por ndërsa diabeti po cilësohet si sëmundja e shekullit dhe po përhapet si epidemik,  Profesor Florian Toti nga universiteti i mjekësisë e sheh si domosdoshmeri strategjitë për parandalim.

/Ora News.tv/