Shkodër, "benzi" përplas për vdekje kalimtarin

Një i moshuar ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Viktima ishte kalimtar pranë fshatit Shtoj i Ri, në aksin Shkodër - Han i Hotit në momentin kur është goditur nga një automjet tip Benz drejtuar nga shtetasi Besnik Çelepija.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në drejtorinë e policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Viktima nuk është identifikuar ende.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës: 

Me datë 02.08.2018 rreth orës 21:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor të paidentifikuar akoma, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi mjetit është shoqeruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET