Shkodër, argjendaria e grabitur u thye me një " Wolksvagen"

Shkodër, argjendaria e grabitur u thye me një " Wolksvagen"

Një argjendari në qytetin e Shkodrës është grabitur në rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. 

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes duke gjetur aty pranë një automjet tip Wolksvagen, pa targa, me të cilën dyshohet se është kryer grabitja. 

Mjeti Wolksvagen është goditur në pjesën e përparme dhe mendohet se është përdorur për të thyer qepenin e argjendarisë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.

Shërbimet e policisë  kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afërsi të objektit autoret kane braktisur  automjetit që dyshohet se  kane  kryer vjedhjen dhe duke  përfituar nga errësira e moti i keq munden  të largohen.

Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme  dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.

Grupi hetimor në  vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve


EMISIONET