Shkodër, 200 euro për transportimin e klandestinëve drejt Malit të Zi, 2 në pranga

Shkodër, 200 euro për transportimin e klandestinëve drejt Malit

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodër, pasi akuzohen se transportonin në mënyrë të paligjshme klandestinë nga Shkodra drejt Malit të Zi me më pas drejt vendeve të BE.

Në pranga janë vënë shtetasit P.Rr 35 vjeç dhe T.K 32 vjeç, me akuzën e “Dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

"Arrestimi i tyre u bë pasi në afersi të PKK Hani Hotit, shtetasi P. Rr. është kapur duke drejtuar pa leje mjetin e tij, me të cilin po transportonte 4 shtetas maroken drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e BE-së. Gjithashtu te tregu i këpucëve në qëndër të qytetit Shkodër, janë gjetur 8 shtetas të huaj pakistanez, të cilët pranuan se kishin rënë dakort me këtë shtetas që kundrejt vlerës 200 euro, t’i transportonte në Malin e Zi, në bashkëpunim me shtetasin T. K., i cili punon tek tregu. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i fshihnin shtetasit e huaj në tregun ku punonte shtetasi T.K. dhe më pas i transportonin me mjete të ndryshme drejt Malit të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër", sqaron policia.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. L. 49 vjec, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, pronari i tregut, për vepren penale, “Punësim i paligjshëm” dhe A. D. 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç Shkodër, i punësuar si rojë i tregut, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

EMISIONET