Publikohet origjinali i botimit “Vargje të Lira” të Migjenit

Publikohet origjinali i botimit “Vargje të Lira” të

Ruhet në antikuarin e bibliotekës universitare të Shkodres dhe është një nga botimet e veçanta që ka në gjirin e vet ky institucion. “Vargjet e lira” të Migjenit të sekuestruara pa parë dritën e botimit në vitin 1936, janë blerë nga biblioteka me qëllim pasurimin e fondit të saj, tek një prej familjeve të vjetra Shkodrane që libri origjinal i kishte rënë në dorë.

Olimpia Kakarriqi, përgjegjese e fondit albano – balkanologjik: U sekuestrua pa parë dritën e botimit, pa dale në shitje. Kjo e tregon edhe vetë libri, sepse nuk ka kopertinë.

Migjeni nëse do të ishte gjallë sot do të festonte 105 vjetorin e lindjes. Poeti dhe prozatori që spikati në letersinë shqipe të shekullit 20-të, sot nuk ka vemendjen e duhur sa i përket fushës studimore tek të rinjtë.

Arjeta Ferlushkaj, biblioteka universitare “L. Gurakuqi”: Nuk ka interes aq sa e meriton një figurë si Migjeni. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet që shkojnë zinxhirr. Vërej që në momentin kur studentët vijnë të kërkojnë është ajo intriga ta lexojnë.

Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh. Sot studiuesi Agron Luka ngre shqetësimin për mënyrën se si kjo figurë trajtohet, duke mos marrë vendin që i takon.

Agron Luka, studiues: Fotokopja e një origjinali që ruhet në bibliotekën e universitetin. Ishte një botim kryesisht për rininë dhe i shoqërua me një koment.

“Vargjet e lira” janë pjese edhe e arkivit dixhital, që ka ardhur si bashkëpunim i bibliotekes universitare dhe asaj “Marin Barleti” që mundëson për këdo aksesimin online. Migjeni vdiq në  moshën 27 vjecare, në kulmin e krijimtarisë së tij, por la pas një vepër të madhe dhe mesazhe që ngjajnë aktuale edhe sot. Poeti i mjerimit që foli magjishëm përmes vargjeve.

EMISIONET