Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr.3  të qytetit, në rrugën "Skuraj", ku në mjetin në pronësi të shtetases N.G.42 vjeçe, banuese në Durrës, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një shkëndie elektrike në pjesën e baterisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

(Foto arkiv)

/Ora News.tv/