Shkëndija bën goditjen e radhës, përforcon mbrojtjen

Konstantin Çeshmexhiev zyrtarisht është pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë sigurojnë firmën e ish-kapitenit të përfaqësueses U-21 të Maqedonisë me të cilin pritet të rritet konkurenca në fazën defanzive.

Mbrojtësi 22 vjeçar vjen nga rradhët e Akademia Pandev ku sezonin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesor me 30 paraqitje dhe 3 gola të shënuar. Bëhet fjalë për futbollist të dalë nga akademia e Rabotniçkit, ndërsa ka luajtur edhe për Pelisterin dhe Makedonija Gj.P. 

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi maqedonas që arriti marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Çeshmexhiev nga rradhët e Akademia Pandev.



EMISIONET