Shkëndija bën detyrën, merr titullin kampion i Maqedonisë

Shkëndija bën detyrën, merr titullin kampion i Maqedonisë

Ashtu siç ishte vendosur prej javës, Shkëndija e Tetovës ka festuar titullin kampion i Maqedonisë për sezonin 2017-2018. Kuqezijtë nuk falën as në ndeshjen e fundit, duke fituar thellë 4-0 me Pelisterin në stadiumin e Tetovës.

Të shpallur matematikisht kampionë të Maqedenisë shumë java para fundit, kuqezinjtë tetovarë për kënaqësinë e tifozë të shumë të pranishëm në stadium dominuan edhe ndaj Pelisterit. Në fund të pjesës së parë takimi u zhbllokua nga Alimi, ndërsa sapo nisi fraksioni i dytë dyfishoi Junior.

Nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Ferhan Hasani, që shënua dy herë radhazi në minutat 78-të dhe 83-të për rezultatin përfundimtar 4-0.

EMISIONET