Shkencëtarët që studiojnë një vend të lashtë në Turqi, që dikur mendohej se ishte porta për në ferr, kanë zbuluar se vdekjet e rrëfyera në tekstet historike kishin ardhur më së shumti të shkaktuara nga një gaz i dëmshëm natyror.

Ploutonioni në Hierapolis, ose Porta e Hades - që thuhet se përmban frymën vdekjeprurëse të zotit grek të nëntokës - në ditët moderne gjendet në qytetin turk Denizli.

Ekzistenca e saj u konfirmua në vitin 2013 nga arkeologu italian Francesco D'Andria. Tani studiuesit kanë gjetur se shpella greko- romake në rrënojat e lashta të Hierapolis lëshon nivele të përqendruara të CO2, ndoshta duke dhënë një arsye shkencore për vdekjet e pashpjegueshme në atë vend.

Botuar në revistën Shkenca Arkeologjike dhe Antropologjike, studimi u drejtua nga profesor Hardy Pfanz i Universitetit të Duisberg-Essen, Gjermani.

"Në një gropë nën tempullin e Plutonit, CO2 u gjet të jetë në përqendrime vdekjeprurëse deri në 91%," zbulon studimi.

"Astonishingly, këto avuj janë të emetuar ende në përqendrime të mëdha që në ditët e sotme vrasin insektet, zogjtë dhe gjitarët."

Arsyeja për emetimin e gazit është për shkak të aktivitetit sizmik, me shpellën që thuhet se ndodhet mbi vijën "Babadag".

/Ora News.tv/