Studiuesit izraelitë njoftuan sot se kishin arritur të nxirrnin maja nga vazo antike për të prodhuar një birrë të ngjashme me atë që pinin faraonët para 3000 vitesh.

Birra, me një nivel alkooli në masën 6% dhe një shije të ngjashme me birrën që del nga gruri, iu prezantua gazetarëve.

Kjo është hera e parë që prodhohet birrë nga maja antike, garantuan gjatë një konference për shtyp studiuesit e Autoritetit izraelit të Antikitetit si dhe të tre Universiteteve që punuan mbi këtë projekt.

"Pasi e realizuam këtë birrë, u ulëm në tavolinë dhe bëmë një dolli. Dhe unë u thashë: ose gjithçka do të shkojë mirë, ose të gjithë do të vdesin për pesë minuta. Ne mbijetuam dhe sot jemi këtu për të treguar këtë histori, " tha një prej arkeologëve.

Majaja e përdorur u gjet në fund të anijeve të lashta të zbuluara në vendet arkeologjike, duke përfshirë edhe shkretëtirën Negev, në Izraelin jugor. Shkencëtarët kanë sqaruar se birra që paraqitën sot përmbante maja rreth 3.000 vjeçare, por ata kanë gjetur maja edhe 5.000 vjeçare.

Për të prodhuar këtë pije, studiuesit përdorën metodat moderne të prodhimit të birrës. Ata shpresojnë të prodhojnë birrë duke përdorur recetat antike dhe me shumë mundësi edhe ta tregtojnë këtë birrë.

/Ora News.tv/