Shkëmbimi i territoreve si komplot sui generis vetëm kundër Kosovës

Shkëmbimi i territoreve si komplot sui generis vetëm kundër

Në të katër anët e botës, fatkeqësisht, ka shtete që kanë pjesë të territoreve që nuk i kontrollojnë, ose i kanë të okupuara-aneksuara nga shtete fqinje. 

1. Gjeorgjia nuk i kontrollon rajonet Osetia dhe Abhazia, ama askuSh nuk i thotë t’i falë ose të bëjë pazare me to, duke i shkëmbyer me Rusinë. 

2. Ukrainës ia ka marrë Rusia Krimenë, ndërsa edhe Donbasin Ukraina e ka jashtë kontrollit. Por, SHBA, BE e NATO kërojnë të ruhet integriteti territorial i Ukrainës, e jo të hiqet doRË nga ato territore, ndonëse realisht i ka të humbura, veçmas Krimenë. 

3. Siria nuk e kontrollon një pjesë të madhe të territorit, por askush nuk po i kërkon as të heqë dorë as ta shkëmbejë. Edhe pse Sirinë e udhëheq një lider gjakatar, po kërkohet shtrirja e kontrollit të qeverisë së tij mbi tërë Sirinë. 

4.  Jemeni poashtu është në një luftë të tmerrshme civile e me intervenim të jashtëm, ku pjesë të territorit janë nën kontrollin e rebelëve. Por, askush nuk po kërkon shkëmbime territoresh. 

4. Situata të ngjashme ka pasur e ka në Somali, në Mali, në Libi, etj., ama askush nuk po u kërkon të heqin dorë prej territoreve të veta. 

Po të evokojmë gjendjen në rajonin tonë në vitet nëntëdhjetë, na rezulton e njëjta gjë: 1. Kroacia me vite nuk e ka kontrolluar një pjesë të territorit të vet, ama asksuh nuk i ka kërkuar të bëjë pazare me Serbinë me territoret e veta. 

2. Bosnja e Hercegovina edhe më keq, ka pësuar edhe gjenocid në Srebrenicë, por sërish Srebrenica ka mbetur brenda territorit të saj e nuk është lejuar ndryshimi i kufirit ose aneksimi nga Serbia. 

3. Maqedonia në vitin 2001 nuk e ka kontrolluar një pjesë të territorit, por askush nuk ka kërkuar që të hiqte dorë nga territori i vet shtetëror, ose të bënte pazare me territore. 

Është mbajtur Konferenca e Ohrit, e cila e ka ofruar një zgjidhje politike, me integrimin e shqiptarëve në shtet e duke ruajtur integritetin territorial të Maqedonisë.

Prandaj, çudi e madhe është që kjo sakrificë i kërkohet vetëm Kosovës.

Madje i kërkohet në paqe, një shteti demokratik, bile kur  ka avancuar procesi i integrimit të serbëve.

Prandaj, në rastin tonë vlen fort thënia e Zhan Klod Junkerit, që pati thënë në një rast: “Kur ke kësi miqsh, armiqtë nuk të duhen fare.”

EMISIONET