Shkëmbi: Na duhet një sulmues, Arapi shumë pranë nesh

Shkëmbi: Na duhet një sulmues, Arapi shumë pranë nesh

Teuta ishte supriza e bukur e dy fazave të para në Kategorinë Superiore. Bregdetarët e mbyllën në zonën evropiane vitin 2018 dhe për trajnerin e tyre, Bledi Shkëmbi skuadra ka nevojë për një sulmues dhe një mbrojtës për të qënë akoma në majat e klasifikimit.

"Patjetër për mua është i rëndësishëm sepse kthehet golashënuesi i ekipit, por patjetër që ka diçka që ai të kthehet në 100% e tij fizik. Patjetër që do më kënaq nëse Arapi do të zgjidh mosmarrëveshjet me klubin e tij. Një dëshirë e imja dhe e klubit, dhe shpresoj se shumë shpejt të na bashkohet. Nëse do na ofrohej një sulmues do të isha akoma dhe më i kënaqur. Teutën e mendoj që ta nis të përsërisë dy fazat e para, sidomos atë të pjesës së dytë, në këto faza të mbetura edhe pse jo edhe diçka më shumë. Edhe në Kupë do të tentojmë të japim maksimumin."-tha Shkëmbi.

EMISIONET