Talent për Tiranën, por jo për Barcelonën. Merveil Ndockyt do të kthehet andej nga erdhi, pasi nuk ka bindur drejtuesit katalanas për të paguar shumën e kërkuar nga Getafe.

Mesfushori, i cili u bë i njohur te Tirana, u huazua për gjysëm sezoni te skuadra nga "Camp Nou", duke u aktivizuar në 10 takime, shënuar dy gola dhe dhuruar një asist.

Përpara kalimit në Katalonjë, ai u aktivizua te Mallorca, ku regjistroi 17 takime. E në tilla kushte, Ndockyt do të rikthehet andej nga erdhi, ku sipas të gjitha gjasave do e shikojmë me fanellën e Getafe.

Një lajm i keq ky edhe për Tiranën. Kryeqytetasit zotërojnë ende pjesë të kartonit të 20 vjeçarit dhe një shitje e mundshme e tij do të mbush edhe arkat bardheblu.

/Ora News.tv/