Nabil Fekir, i ka bërë një nisje  mbresëlënëse ketij fillimi të sezonit me Lionin, duke u grumbulluar nga Didier Deshamp për ndeshjet miqësore me  Uellsin dhe Gjermaninë.

Grumbullimin në kombëtare, 24 vjeçari dëshiron ta shfrytëzoj si një “trampolinë” për të qënë pjesë e përfaqësueses franceze edhe në botërorin e Rusisë, verën e ardhshme.

Mesfushori me tipare sulmuese, ishte në një dilemë të madhe se cilën përfaqësuese të zgjidhte,me kombëtaren e Algjerisë që priste “pas dere” por në fund lojtari i Lionit, zgjodhi të luante me Francën.

Sezoni fantastik i Fekir ka rënë në sytë e shumë klubeve të mëdha europiane, me Realin e Madridit që mund të tentojë një ofertë drejt algjerianit të natyralizuar në francez që në merkaton e janarit.

Fekir u ndoq nga shkallët e stadiumit nga patrioti i tij , Zinedin Zidan në miqësoren kundër Uellsit, dhe një fakt i tillë, ka ngritur hipotezat se trajneri i Realit të Madridit të kishte në vëzhgim edhe yllin e ri francez. .

/Ora News.tv/