Një 13-vjecare është akuzuar për sulm ndaj një gruaje në park.

Bonnie Halcrow, 33 vjece shkoi të merrte vajzën nga parku Pleasant Hill në Kanada por u përball me një grup fëmijësh që e godisnin vazhdimisht.

Fëmijët e moshës 10-14 vjec filluan ta qëllonin me grushta e shkelma sepse i tha që të mos hidhnin gurë tek burri që shtynte një frigorifer me karrocë.

Pamjet tregojnë 33-vjecaren e rrëzuar në tokë nga fëmijët që qeshin dhe nuk largohen prej saj. Në momentin që ajo u ngrit në këmbë, të gjithë ia mbathën.

Pamjet kanë rënë në duart e policisë dhe 13-vjecarja që e organizoi të gjithën do të marrë një dënim ligjor.

/Ora News.tv/