Një 45 vjeçar mbeti i plagosur rëndë sot në fshatin Berishë të rrethit Tropojë nga shpërthimi i dinamitit.

Azgan Doçi  është plagosur rëndë duke keputur njërin krah dhe dëmtuar disa organe te trupit. 

Sipas te afermve të plagosurit, aksidenti ka ndodhur gjate thyerjes se një shkëmbi.

Ndihmën e parë i plagosuri e ka marrë në spitalin e qytetit Bajram Curri dhe pastaj eshte derguar me helikopter ne spitalin e Tiranes. 

Theksojme se prej vitesh ne spitalin e qytetit Bajram Curri mungon mjeku reanimator. Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes. 

/Ora News.tv/