Shkatërrohet banda italo-shqiptare, Salvini: Luftë të ashpër shitësve të vdekjes

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, Salvini: Luftë të ashpër

 Antimafia italiane së bashku me Policinë e Firences ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion antidrogë që ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Prokuroria italiane ka lëshuar 5 urdhër arrestimesh ndaj 5 personave ; 4 shqiptarë e 1 italian në territoret e qyteteve Vlorë (Shqipëri), Siena , Brindizi e Firenze.

Hetimet kanë zbardhur se trafikantët shqiptarë transportonin drogë të tipit marijuanë me gomone nga Shqipëria drejt italisë.

Nga janari i 2018 kur kanë nisur hetimet e deri në ekzekutimin e urdhër arrestimeve janë sekuesturar 437 kg marijuanë me vlerë tregu rreth 3.5 milionë euro.

Sipas policisë italiane ky grup kriminal kishte aftësinë të trafikonte nga Shqipëria drejt Italisë e në mënyrë konstante sasi të konsiderueshme droge.

Për të evituar kontrollet studionin strategji të caktuar në transportin e drogës, duke përdorur automjete në pronësi të personave të tretë e për të komunikuar kishin një kod të caktuar shprehje.

Gjatë arresimit në banesën e njërit prej anëtarëve të grupit është sekuestruar dhe një sasi kokaine. Gjithashu në përgjimet telefonike janë zbardhur dhe biseda trafiku armësh nga Italia në Shqipëri.

Ndaj këtij operacioni ka komentuar dhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvini: "U shkatërrua në Firenze një bandë italo-shqiptare që trafikonte drogë; falë punës së policisë dhe autoriteteve. Asnjë tolerancë ndaj kriminelëve, luftë të ashpër kundër shitësve të vdekjes, mbështetje maksimale ndaj forcave tona të policisë."

EMISIONET