Policia e Mirditës ka proceduar 51 persona në lidhje me shkatërrimin e simbolit turk në digën e HEC-it të Qafë Mollës në Mirditë.

Të proceduarit janë nga Lezha, Mirdita dhe Puka.

Gjithashtu po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 14 personave të tjerë.

Sipas policisë këta persona organizuan një protestë të paligjshme duke hequr një simbol, çka përbën vepër penale.

Qytetaret dhe historianet e kanë konsideruar një veprim të papreçedent vendosjen e këtij simboli në Mirditën etnike, siç e konsiderojnë ata.

/Ora News.tv/