Shkarkohet prokurori i dosjes së "21 janarit", Cama: Do flas pas njohjes me vendimin

Një tjetër prokuror është larguar nga sistemi i drejtësisë. Prokurori,  Adriatik Cama, i cili ka hetuar edhe dosjen e 21 Janarit është konsideruar nga KPK i papërshtatshëm për të ushtruar detyrën. Ndërkohë KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri, ndërsa për anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari do te vendoset në 16 korrik. 

Prokurori që ka hetuar dosjen e 21 janarit, Adriatik Cama, nuk e kaloi dot shkallën e parë të vettingut.

Genta Tafa (Bungo): "Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Adriatik Cama prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Genta Tafa (Bungo), znj. Pamela Qirko relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve".

Por për prokurorin, beteja me drejtesinë nuk ka përfunduar ketu. Ai deklaroi se do te vijojë luftën për të kërkuar të drejtën.

Cama: Do ta ndjek në të gjitha shkallët për të kërkuar të drejtën time e cila më takon.

I pyetur nëse u zhgënjye nga vendimi i KPK-së, prokurori pati këtë përgjigje: Nuk mund të them, pasi të njihem me vendimin patjetër që do të jap konsideratat e mia.

Këtë të enjte doli para KPK- së edhe gjyqtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, i cili është nje nga dy gjyqtarët që votoi edhe kundër ligjit të vettingut. 

Edhe per kete gjyqtar KPK konstatoi probleme me pasurinë si dhe pastertine e figurës, pasi sipas verifikimeve ai shoqërohet me persona me precedente me të cilet edhe ka udhetuar jashtë Shqipërisë. 

Por avokati mbrojtes i gjyqtarit deklaroi se pasuria e tij dhe e personave te lidhur me te është e justifikueshme. 

Përsa i përket personi për të cilin KPK ka kontatuar se eshte me precedente, ai është nipi i tij. Për Dizdarin vendimi do të jepet në 16 korrik

KPK ka dhene vendimin edhe për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri. Për këtë prokuror KPK ka vendosur rikonfirmimin në detyre ndërsa ne lidhje me dosjen e pushuar për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, KPK deklaroi se do ia kaloj një tjetër organi për ta shqyrtuar nese ka vend për masë disiplinore.

Gjatë seancës degjimore Beluri deklaroi se vendimi për pushimin e procedimit ishte i drejte, pasi ai nuk kishte konstatuar elemente per te vijuar hetimin. 





EMISIONET