Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra, gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, i cili u vlerësua për dy nga tre kriteret e vetingut – pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Në seancën dëgjimore, gjyqtari u përball me dyshimet mbi blerjen e një apartamenti dhe mosdeklarimin e refuzimit të një vize amerikane.

Vetë  subjekti deklaroi gjatë seancës se KPK ‘po kapej pas preteksteve’ dhe mori si shembull ish-Presidentin e SHBA-së, Abraham Lincoln.

Trupa gjykuese përbëhej nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj dhe Alma Faskaj relatore.

Hasneziri pati kërkuar në një seancë të mëparshme përjashtimin e kësaj trupe, duke e cilësuar atë të njëanshme për shkak se kishte mbyllur hetimet vetëm për dy kritere. Një tjetër trup gjykues vendosi të rrëzonte kërkesën.


EMISIONET