Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë

Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë

Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë Entela Prifti. 

Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Më 8 tetor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Firdes Shuli si kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Roland Ilia anëtar, mbajtën seancën dëgjimore për procesin e rivlerësimit kalimtar të kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë, Entela Prifti.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK gjyqtarja e Korçës nuk justifikonte një pjesë të pasurisë së saj. U zbuluan llogari bankare të padeklaruara në emër të fëmijëve të gjyqtares dhe bashkëshortit të saj. Llogaria bankare arrinte në vlerën e 70 mijë eurove.  Gjithashtu u zbuluan 5 apartamente në Tiranë, të cilat përmes një denoncim anonim ishin dërguar të dhëna se ishin në emër të familjarëve të gjyqtares por në fakt ishin të sajat.

Të enjten pritet të dalë para KPK-së prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Xholi.

Lexo me shume: Vilë, dyqane dhe apartamente; vetingu zbardh pasurinë e kreut të Apelit Korçë Entela Prifti



EMISIONET