Shkarkohet drejtori i Hipotekës së Beratit

Shkarkohet drejtori i Hipotekës së Beratit

Drejtori i Hipotekës së Beratit, Robert Poçi, është zyrtari i parë i shtetit të cilit lllogaridhënia nuk i doli mirë, ndaj Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e shkarkoi nga detyra,

Ankesat e qytetarëve në drejtim të këtij institucioni, analiza e praktikave te prapambetura, por dhe trajtimi i këtyre çështjeve jashtë afateve ligjore ishin arsyet e vendimit të shpallur menjeherë pas takimeve të llogaridhënies që e çuan Ministren e Drejtësisë dhe atë të Mjedisit në Otllak dhe Velabisht.

Etilda Gjonaj: Për të gjitha problemet e trajtuara është mbajtur shënim nga stafi përkatës, nga drejtorët e përgjithshëm ashtu dhe nga drejtorët rajonalë me qëllim që tu jepet një zgjidhje për çfarë u trajtua në takim.

Me paralajmërimin se çdo zyrtar që nuk i përgjigjet problemeve dhe denoncimeve të qytetarëve humb postin, Ministrat e qeverisë Rama kanë zbritur në bazë.

Ministri Damian Gjiknuri ishte në Durrës.

Por takimet shërbejnë edhe për prezantimin e projekteve që do të zbatohen

Damian Gjiknuri: "Do të fillojë thellimi i Portit të Durrësit. Pra lidhja me Tiranës, Tirana dhe Durrësi po kthehen pak nga pak si një qytet të madh. Ky qytet i madh ka një fluks të madh komunikimi dhe kjo hekurudhë që është një investim gati 90 milionë euro do jetë në gjendje funksionale për 2 vjet.”

Ndërkohë edhe kryebashkiaku Vangjush Dako kërkoi më shumë angazhim nga drejtuesit vendorë nëse ata duan që të qëndrojnë në detyrë.

 

 

EMISIONET