Shiu dëmton qershitë në Elbasan

Shiu dëmton qershitë në Elbasan

Reshjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar kulturën e qershisë. Fermerët në Elbasan thonë se prodhimi është kalbur ndaj kërkojnë ndihmën e qeverisë.

Këtë pranverë moti nuk ka qenë përkrah fermerëve, kryesisht atyre që kultivojnë qershi.

Në disa prej fshatrave të Elbasanit, reshjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar prodhimin.

Fermerët, të cilët jetojnë me këtë kulturë, thonë se këtë vit do ta kenë të pamundur të fitojnë lekët e investuara.

Ata kërkojnë që shteti ti ndihmojë me subvencione.

Reshjet kanë ndikuar edhe në cilësinë e qershive këtë vit, gjë që ka detyruar fermerët të ulin çmimin e tyre.

EMISIONET