Shqiptari kapet në makinë me kokainë që kap vlerën 1 mln euro

Shqiptari kapet në makinë me kokainë që kap vlerën 1

Një 34 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap teksa po drejtonte një makinë poshtë tapicerisë të së cilës u gjetën 6.7 kg kokainë e pastër.

Ndalimi i tij është bërë më 18 janar në Modena të Italisë.

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg shuma që do përfitohej arrin në 1 milionë euro.

Droga ishte fshehur poshtë tapicerisë së pasagjerëve dhe ishte paketuar në 6 pako  

Media italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e të arrestuarit ndërsa mësohet se makina ishte në pronësi të nënës së tij.

EMISIONET