Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në Paskuqan mesditën e sotme.

Aksidenti u shënua rreth orës 13;30 minuta ndërsa mbetën të bllokuar të gjithë personat që udhëtonin me të dy makinat.

U desh ndërhyrja për të ndihmuar që të nxjerrin nga makina 3 personat që ndodheshin në një makinë.

 "Rreth orës 13:30 në Paskuqan  janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore." 

 Grupi hetimor po vijon punën për sëarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.



/Ora News.tv/