Shihni se si tërmeti shkatërroi rrugët në Japoni

Shihni se si tërmeti shkatërroi rrugët në Japoni

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë pasojat shkatërruese të tërmetit me magnitudë 6.7 që goditi Japoninë të mërkurën.

 Video tregon rrugët e Kiyota-ku e Higashi-ku në Sapporo, të cilat u ndanë në gjysmë.

Tërmeti shkaktoi rrëshqitje dheu dhe vdekjen e të paktën 30 personave, me shumë të tjerë të plagosur dhe të tjerë ende të humbur.

Tërmeti regjistroi një shkallë të fortë prej 6.7 në shkallën e tërmetit me 7 pika të Japonisë dhe goditi ishullin kryesor Hokkaido në orën 3.08 me kohën lokale.

Epiqendra e dridhjeve u raportua të ishte 42 milje në jug-lindje të Sapporos, qytetit më të madh të Hokkaidos, në një thellësi prej 24 miljesh.

Tërmeti shkatërrues ka lënë 5.3 milion njerëz të ishullit pa energji, pasi stacioni kryesor i energjisë elektrike i kompanisë Hokkaido Electic Power ka humbur të gjitha funksionimet.

Kompania e energjisë elektrike gjithashtu bëri një mbyllje emergjente të të gjitha centraleve të saj të karburantit me fosile, pas tërmetit, duke përfshirë uzinën bërthamore Tomari.

EMISIONET