Shigjeta i kaloi tejpërtej në trup, maçoku mbijeton për mrekulli

Shigjeta i kaloi tejpërtej në trup, maçoku mbijeton për

Një mace në Perris të Kalifornisë ka mbijetuar për mrekulli pasi u qëllua me një shigjetë në trup.

Një oficer i kontrollit të kafshëve e çoi maçokun në një strehë për kafshët pasi e gjeti me shigjetën në trup.

Stafi i strehës së kafshëve San Jacinto në Riverside County  futën në mënyrë emergjente maçokun në operacion dhe në mënyrë të sigurtë arritën që ti heqin shigjetën.

Video tregon maçokun e plagosur në gjendje të rëndë. Ai shihet se ka gjakderdhje nga plaga e shigjetës.

Shigjeta i kaloi nga shpatulla e majtë kaloi nëpërmjet trupit dhe i doli në pjesën e kraharorit.

Nëse shigjeta do ti kalonte në zgavrën e gjosit, do të kishte qenë shumë e vështirë për kafshën shtëpiake që të mbijetonte.

Ekipi i veterinerëve po kujdeset për maçokun dhe po e mbajnë në vëzhgim.


EMISIONET