Shi dhe dëborë, si parashikohet moti gjatë kësaj jave

Shi dhe dëborë, si parashikohet moti gjatë kësaj jave

Kushtet meteorologjike që po shoqërojnë vendin nuk janë karakteristike për stinën ku jemi.

Meteorologët thonë, se temperaturat mesatare kanë pësuar rritje, megjithatë e gjithë java do të shoqërohet me reshje të dendura shiu në vendet e ulëta dhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

Metodi Marku, ekspert në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit, tregon se gjatë kësaj jave do të ketë edhe një rënie të lehtë të temperaturave mesatare si në vendet e ulëta, në zonat bregdetare apo ato malore.

Metodi Marku, ekspert në IGJEUM: Jemi në një javë që për sa i përket temperaturave janë paksa më të larta se mesatarja. Mendohet se në mesin e javës ato do të kthehen në vlerat normale të stinës. Për sa i përket pranisë së reshjeve,ato do jenë të pranishme gjatë gjithë javës, duke nisur nga e hëna në të mërkurën, madje më të theksuara të mërkurën. Të enjten nuk do të ketë reshje deri të premten paradite, por gjatë pasdites dhe deri në fundjavë do të shtohet sasia e reshjeve. Do të ketë reshje dëbore në zonat e thella malore në nivelin mbi 600 metra ndërsa në ditët e tjera mbi 700 metra. Këto temperatura janë më të larta se mesatarja, por gjatë së enjtes dhe të premtes do i afrohen vlerave tipike të stinës.

Gjatë këtyre ditëve, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 dhe 13 °C, në vendet e ulëta: 4 dhe 12 °C ndërsa në vendet malore:  0 deri në  7 °C.

Që nga fundi i muajit dhjetor dhe gjatë dy javëve të para të muajit janar, temperaturat kanë qenë jo të zakonshme për stinën, ku reshjet kanë qenë të pakta si në vendet e ulëta e bregdetare ashtu edhe në zonat e thella malore.

EMISIONET