Shfaqja "Babai" po vijon suksesin e saj ne teatrin Skampa në Elbasan. Prej 11 nëntorit, aktorët e kanë tërhequr publikun në Elbasan.

Shfaqja e shkruar nga Florian Zeller me regji të Spiro Dunit, ka një subjekt social dhe aktual për çështjet sociale të ditës së sotme. Ka qenë aktori Reshat Arbana, ajo që ka bërë që shfaqja të ndiqet me masivitet.

Te emocionuar, e spektatoret japin vlerësimin maksimal për shfaqjen.

Subjekti i saj, mbetet aktualiteti i shoqërisë shqiptare dhe dilema për babain i cili është në udhëkryq midis zgjedhjes se përcaktuar drejt azilit apo qëndrimit me të bijën. Roli i babait vjen i interpretuar me mjeshtëri e kaq brilant nga aktori Reshat Arbana, ndërsa aktorja Flaura Kureta është bija e tij në këtë shfaqje. Për shkak të interesit të lartë, shfaqja është zgjatur edhe për disa ditë.

/Ora News.tv/