Shfaqet fruthi në Berat, pacienti infekton dy infermiere dhe një sanitare

Shfaqet fruthi në Berat, pacienti infekton dy infermiere dhe një

Sëmundja e fruthit është shfaqur ditët e fundit në Spitalin Rajonal të Beratit, ku një pacient, që kurohej për infeksion në bajame, ka rezultuar se ishte prekur dhe nga fruthi dhe ndërsa kurohej në Repartin e Kirurgjisë, ka infektuar dhe dy infermiere, të cilat ndodhen në pavion të izoluara, ndërsa sanitarja është kuruar dhe është larguar nga spitali. 

Lajmin e bënë të ditur mjekja e Repartit të Infektivit Elena Xhaxha, e cila deklaron se ka qenë një 24 vjeçar, i cili një javë më parë ndodhej i shtruar në ORL-në e Kirurgjisë, pasi kurohej nga infeksioni në bajame. 

Gjatë ditëve të qëndrimit, ai mësohet se kishte shfaqur dhe shenja të fruthit dhe mësohet se ka infektuar dy infermiere. Ndërsa, kryerja e analizave ka nxjerr dyshimet se djali ishte me fruth dhe pasi është kuruar dhe larguar për në shtëpi. 

Ndërsa,në Infektiv ndodhen të izoluara dy infermieret, të cilat janë nën kujdesin e mjekëve. Faktin e rënies së fruthit e bën me dije jashtë kamerës dhe Shefja e Repartit të Infektivit, Valbona Papa. Shtatë raste të prekur nga fruthi janë prekur në këtë spital brenda dy muajve të fundit.

EMISIONET