Shëtitorja e re, Vasili i lutet Ramës: Mos e dh**t edhe Sarandën siç bërë me Vlorën

Shëtitorja e re, Vasili i lutet Ramës: Mos e dh**t edhe Sarandën

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se në shtator nis puna për ndërtimin e shëtitores së re të Sarandës përgjatë vijës brengdetare ka ardhur dhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në facebook, ai shkruan: "Edi Rama e lëshoi nëmën e re,do që të bëjë lungomare edhe në Sarandë. Hiqu tutje nga Saranda i mallkuar, nuk mjafton gjithë ai beton që e ka shkatërruar Sarandën deri tani, por edhe betonin tënd ka mangut. Mjaft or ti mjaft, mos e dh...t edhe Sarandën siç dhj...e Vlorën".

Projekti për shëtitoren e  re të Sarandës  kap vlerën e 10 milionë dollarëve.

EMISIONET