Sherri nuk mbaroi me këpucën, Cardi B sulmon sërish Nicki Minaj

Sherri nuk mbaroi me këpucën, Cardi B sulmon sërish Nicki Minaj

Ekipi i Cardi B ka bërë përgatitje të mëdha për të sjellë një hit që do godasë drejtpërdrejt rivalen Nicki Minaj.

Burime pranë reperes kanë zbuluar se ajo ka regjistruar disa këngë, tekstet e së cilës shajnë Nickin. Disa njerëz thonë që këto ‘diss-e’ do shkatërrojnë karrierën e reperes 32-vjeçare, ndërsa të tjerë thonë se do i ndikojë pozitivisht.

Ekipi i Cardit thotë se strategjia më e mirë është ta injorojë Nickin. Por 26-vjeçarja mendon ndryshe. Ajo ka thënë shpesh herë se tekstet janë të frymëzuara nga jeta e saj dhe do vazhdojë të jetë reale për publikun.

Mbetet për tu parë se çfarë do sjellë Cardi B në treg. Kujtojmë se sherri i tyre nisi në prapaskenën e Harper Baazar ku Cardi e qëlloi Nickin me këpucë, ndonëse kjo e fundit nuk u lëndua pasi ishte e mbrojtur nga rojet e sigurisë.

Që prej asaj kohe, reperet nuk janë takuar por hedhin fjalë për njëra-tjetrën me postimet në rrjete sociale.

EMISIONET