Një adoleshent 18 vjeç nga Gjeorgjia është dënuar me burg përjetë pasi vrau motrën e tij. Gjithçka nisi nga një sherr për fjalëkalimin e Wireless-it.

Adoleshenti është identifikuar si Kevon Watkins u shpall fajtor për mbytjen e motrës së tij 20-vjeçare Alexus Breanna Watkins. Ngjarja ndodhi në Macon më 2 shkurt 2018.

Ai ishte 16 vjeç kur po debatonte me nënën e tij në lidhje me shërbimin e Internetit në shtëpinë e tyre dhe grindjet sollën vdekjen e motrës së tij. Alexus u përfshi në debat nga frika se Kevon do godiste nënën e tyre.

Sherri mes motrës dhe vëllai u përshkallëzua pasi as nëna nuk arriti ti ndante, derisa thirri policinë.

Provat dhe dëshmitë e paraqitura në gjykim treguan se Kevon i vuri duart në fyt motrës për 15 minuta. Ai e lëshoi vetëm kur erdhën oficerët e policisë, por ishte shumë vonë.

/Ora News.tv/