Para disa kohësh, parukierja e famshme Merita Merja u përfol në media për një sherr që kishte ndodhur në sallonin e saj. E ftuar në emisionin “Why Not” në Ora News, ajo ka sqaruar të vërtetën e ngjarjes duke hedhur poshtë spekulimet se ka rrahur apo djegur flokët e klienteve.

Merita Merja: Arsyeja e sherrit janë këto dy vajzat që kanë hyrë në sallonin tim dhe pas sherrit, u bë bujë e madhe që Merita ka rrahur klientet, jo u ka djegur flokët, gjë që unë kam ngelur e shokuar. Unë nuk e kam prekur kurrë klienten, as flokët nuk ia kam djegur. Këtë e kanë vërtetuar kamerat. Përvec se zbatoj ligjin, unë ruaj imazhin tim. Unë respektoj klientin, punën dhe djersën time. Ka qenë dicka spontane, nuk e di si ndodhi në sallonin tim ai lloj sherri.

/Ora News.tv/