Transferimi në Superligën turke nuk po shkon aspak mirë për ish-mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan, i cili është përfshirë në një skandal vërtetë të madh ditëve të fundit. Sipas mediave turke, Turan është përfshirë në një incident në një klub nate. Duke iu referuar këtyre burimeve, 31 vjeçari ka sulmuar këngëtarin e njohur të rrymës pop, Berkay, të cilit i ka shkaktuar fraktura në hundë.

Gazeta turke "Haberturk "raportoi se palët u përleshën pasi Turan bëri vërejtje provokative ndaj gruas së këngëtarit, Ozlem Ada Sahin.

"Po të mos isha martuar, nuk do ta kisha humbur një vajzë si ti."-mësohet t'i jetë drejtuar Turan bukuroshes turke.

Turan dyshohet se vizitoi Berkay-in në spital, i armatosur dhe duke i thënë atij:

"Nuk e dija se ajo është gruaja jote. Më vjen keq, më vrit mua."

Gjithashtu, Turan ka sqaruar edhe ngjarjen në rrjetin social Instagram,

"Dua të bëj një deklaratë për lajmet në gazeta. Ishte një argument në ditën time në vendin ku shkova me miqtë e mi, por arsyeja nuk ka të bëjë me nderin dhe pastërtinë siç është raportuar. Nuk është e mundur që të jetë kështu."-komunikoi Turan përmes rrjetit social.

Turan, i cili iu bashkua Basaksehirit me kredi në merkaton e janarit është i njohur për konfliktet. Në maj, ai u gjobit me 7,000 sterlina dhe u ndalua për një rekord prej 16 ndeshjesh pasi sulmoi një ndihmës gjyqtar gjatë një ndeshje të Superligës Turke.

Vitin e kaluar, ai u përjashtua nga skuadra kombëtare turke nga menaxheri i atëhershëm Fatih Terim pasi Turan u përfshi në një zënkë me një gazetar sportiv.

/Ora News.tv/