Aktori Laert Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News debatoi ashpër me aktivisten Gresa Hasa.

Pjesë nga debati: 

Hasa: Nuk mund të ndaloj një burrë si puna jote që të vazhdojë me seksizma dhe me një lloj sjellje që është e papranueshme dhe është kjo sjellje që na çon në fund të ditës me përdhunime. 

Vasili:  E dhunshme po bëhesh ti në studio. 

Hasa: Nga ky moment do të të injoroj pasi kam ardhur këtu për të dhënë një mesazh. Të lutem shumë mbylle gojën se jam duke folur unë.

Vasili: Me këtë fjalor prej rrugaçeje në studio...më drejtoi tre ofendime dhe nuk u ndjeva. Për juve, shoqja juaj mund të ofendojë kë të dojë. 


/Ora News.tv/