Sherr në aeroport, arrestohen dy reperë të famshëm

Sherr në aeroport, arrestohen dy reperë të famshëm

Dy reperë francezë janë arrestuar pasi u përfshinë në një sherr në aeroportin e Parisit që shkaktoi vonesa në fluturime dhe mbyllje të një pjese të ndërtesës.

Booba dhe Kaaris u shoqëruan në rajon së bashku me disa miq të tyre pas rrëmujës që shkaktuan në një sallë pritjeje të mërkurën (1 korrik).

Policia thotë se nga ky incident u arrestuan 11 persona. Ngjarja u pa nga qindra turisë dhe pamjet e meshkujve duke u zënë në mes të sallës u publikuan në rrjete sociale.

Sipas raportimeve, reperët kishin qenë në një koncert në Barcelonë. Arsyeja e zënkës nuk dihet ende.

"Një numër i vogël fluturimesh u vonuan me 15-30 minuta pas sherrit dhe salla u mbyll përkohësisht", tha një zëdhënës i aeroportit për AFP.

Booba, emri i vërtetë i të cilit është Élie Yaffa, është një prej reperëve më të suksesshëm në Francë që ka shitur miliona albume. Kohët e fundit ka bërë një duet me Kaaris, emri i të cilit është Okou Armand Gnakouri.

EMISIONET