Sherr në "360 Gradë", Myftaraj-Kokës: Je i skeduar, ke provokuar ushtarët izraelitë...

Sherr në "360 Gradë", Myftaraj-Kokës: Je i skeduar, ke

Gazetari Kastriot Myftaraj është përplasur me gazetarin Bledian Koka në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora.

Myftaraj i drejtohet Kokës duke i thënë se ai është një person i skeduar, i cili ka vajtur në Izrael me ftesë të Ministrisë së Jashtme Palestineze, me pagesën e saj dhe ka provokuar ushtarët izraelitë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Myftaraj: Opozita në fokus të sulmit të saj do të kenë partinë e Patozit dhe këta që do hynë të mbështein grupin parlamentar demokrat. Kurse PS me policinë, me rojet e burgut do jenë gati ta mbrojnë.

Koka: meqë përmend personalitete dhe Këshillin e ambasadorëve unë e sfidoj Kastriotin dhe këdo që po na dëgjon me burime më të forta  se unë diplomatike, që të mi përgënjeshtrojë këto që thash unë. Dhe unë mbaj përgjegjësi. Nuk dal më dhe nuk shkruaj më.

Myftaraj: E kupton dallimin e përgënjeshtrimit? Si mund të përgënjeshtrohet një gjë që ti ke detyrim ta provosh?

Koka: Ti këtë punë ke.

Myftaraj: Jo mo jo mos më thuaj mua këtë punë ke.

Koka: Kushdo që dëgjoi këtë që thash unë e sfidoj me burime më të forta diplomatike.

Myftaraj: Ca lexove ti. Lexove një copë letër. Si ta përgënjeshtrojë. Ti ia le barrën e provës tjetrit.

Koka: Unë mbaj përgjegjësi për këto që them dhe nëse kush përgënjeshtron një fjalë nuk dal më në televizor.

Myftaraj: Ti nuk duhet të dalësh më në televizor, sepse je i skeduar në Izrael, që ke vajtur me ftesë të Ministrisë së Jashtme Izraelite, me pagesën e saj. Ke shkuar në postoblloqet e bregut perëndimor, ke ngacmuar dhe provokuar ushtarët izraelitë. Ke vajtur të hyje, filmoje dhe depërtoje në tokat e Izraelit.

Koka: Kush është krimi këtu?

Myftaraj: Krimi është që ke provokuar ushtrinë izraelite.

Koka: Si e kam provokuar?

Myftaraj: Ti e di se nga më ka ardhur burimi mua.

Koka: Po është e vërtetë që një ushtar palestinez ma ka drejtuar armën, po pse? 


EMISIONET