Veliaj "i paftuar" ne komision, sherr e tensione per teatrin. Noka: Zogu i Tiranes s'ka cipe

Situatë e pazakontë me tensione ka qenë sot në komisionin e medias ku ishte parashikuar një seancë dëgjimore për Teatrin Kombëtar.

 Situata degradoi nga përplasje verbale deri në përplasje fizike.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u shfaq në komision dhe kërkoi të merrte fjalën. Por kryetarja e këtij komisioni deputetja demokrate Albana Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar dhe nuk mund të fliste.

Nga ana e kryebashkiakut u pretendua se ishte ftuar nga maxhoranca e cila perbente 2/3 e komisionit. 

Vokshi kërkoi disa herë nga nga Veliaj që të largohet pasi nuk ishte i ftuar në komision

Kliko ketu per FOTOGALERINE

Fillimisht sherri ishte verbal

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Rama vendos tju çojë çift. Kudo që të shkoni.

Veliaj: Mos gënje, nëse do të bëhesh aktore shko bëj audicion

Albana Vokshin: Mos u trego arrogant! Je i paftuar.

Veliaj: Të erdha për respekt

Albana Vokshi: Nuk dua respekt

Veliaj: Ti ndoshta nuk meriton respekt. Tani më thua çohu ik

Vokshi: Më vjen keq që ke ardhur të bësh zhurmuesin

Veliaj: Shfrytëzoni çdo kauzë, si ke lodrat.. që sollët Nishanin, ja ku jemi sot

Vokshi: Jeni i paftuar. Unë mund tju nxjerr jashtë. Keni ardhur i paftuar sepse nuk doni të lini ministren të flasë.

Veliaj: Teatri do të jetë njësoj si pazari e këndi i lojrave

Vokshi: Mbyll mikrofonin, këtu drejtoj unë jo ju

Veliaj: Më ftove të vij, nesër merr çmim sheshi Skënderbej nuk mund të vij.  Shihni lodrat, të gjithë deputetët e PD-së i ke tek lodrat dhe pazari i ri. Dështove si aktore dhe ke sjellë teatrin në parlament. Shkon i vjedh protestën aktorëve. 

Vokshi: Mos bëj arrogantin. Me mua nuk ia del dot.

Milva Ikonomi: E kemi ftuar me shumicë votash

Vokshi vendosi të ndërpresë punimet e komisionit për të vijuar pas 5 minutash pushim, kur kryebashkiaku të ishte larguar. Por edhe kur  mbledhja filloi Veliaj nuk pranoi të largohej duke sjellë acarim. 

(Ora 10:50) Atëherë Vokshi iu drejtua gardës për ta larguar por kjo nuk vepronte.

Vokshi- Veliajt: Dil përjashta ose të nxjerrim me zor përjashta. Garda ta nxjerrë përjashta.  Gramoz Ruçi të ndërhyjë urgjentisht sepse garda është vënë në funksion të kryetarit të bashkisë. Garda nxirrni urgjent jashtë kryetarin e bashkise. 

Në një moment kur garda nuk po vepronte atëherë deputeti demokrat Flamur Noka u ngrit nga karrigia e tij dhe iu afrua Veliajt për ta larguar nga komisioni. Por u ndesh në rezistencën e gardës.  

Prapa Veliajt ishte garda dhe nisi dhe një përplasje mes deputetëve PD dhe PS,( meshkuj)  

Garda nuk lejon deputetet e PD-se ti afrohen Veliajt.  Nderkohe Vokshi i kerkon gardes te nxjerre perjashta Erion Veliajn 

Nje deputete e PS-se degjohet qe thote: Solle trimat e tu të prekin njerëzit me dorë. Ti e ke sjellë gjithmonë komisionin kështu. Votoni rendin e ditës

Albana Vokshi: Mos u perziej. Garda të nxjerrë jashtë Veliajn, është i paftuar

Erion Veliaj: Hidhni në votë

Boci, gardes: Brace nxorri gazetaret me ju, Ju nuk nxirrni te paftuarin   

Pas me shume se 30 minuta sherr, Erion Veliaj largohet nga komisioni. Pas Veliajt largohet dhe deputetet e maxhorances

Më pas në komision deputetet e PD-se vijuan deklaratat.

Ervin Salianji: Veliaj, hajdut që paguhet nga kompania për të paguar zhurmuesin

 Flamur Noka: Ajo që ndodhi me Zogun e Tiranës (i drejtohet Veliajt) është e frikshme. Nuk kanë cipë as limit. Zogu i Tiranës duhet marrë një leksion se ka një kufi në arrogancën e tij.

Pas sherrit dhe tensionit Erion Veliaj para gazetarëve në korridorin e Kryesisë së Kuvendit sqaroi arsyen e pranisë së tij në komision si dhe nuk la pa hedhur akuza ndaj opozitës

Erion Veliaj: Unë isha ftuar nga 2/3 dhe u paraqita siç kishim rënë dakord. Por kotec dhe klloçka civilizimi shqiptar në 2018  nuk do të ketë. Do shkojmë në votime vitin tjetër. Nëse njerëzit s'i duan këto ndryshime, duam të kthehemi tek bashkia që gërrhet, ke sahati që ngec, muret e zhgarravitura,  plehrat mullar e kemi në dorë. Dhe për Teatrin për të nejt tek kapanoni e kemi mundësi pyetja është mos na ka ardhur ndonjë  shans ta bëjmë më mirë.

Gjatë kohësë që Veliaj po fliste për median, deputetët Noka dhe Balliu kanë zbritur nga shkallët për të ndërhyrë në fjalen e kryebashkiakut.

Ndërkohë deputeti Taulant Balla, i shoqëruar nga anëtarët socialistë të komisionit ka kërkuar shkarkimin e Albana Vokshit për sjelljen e saj ndaj kryebashkiakut Veliaj. Ndërsa për deputeten demokrate kjo kërkesë e grupit socialist është absurde.

Taulant Balla: Jemi në kushtet kur një kryetare është në antiligjshmëri në drejtim të këtij komisioni

Albana Vokshi: Nuk më intimidon as impresionon Taulant Balla.

Edhe pse socialistët u larguan nga komisioni sëbashku me ministren Kumbaro dhe kryebashkiakun Veliaj, demokratët kanë vijuar punimet.


 

  

 



 Sherr mes Veliajt dhe Albana Vokshit, deputetja: Garda ta nxjerre jashte


Ka nisur me sherr mes kryetarit të bashkisë Erion Veliaj dhe kryetares së komisionit, mbledhja e sotme e Komisionit të Medias. Tema e diskutimit ishte shembja e teatrit kombëtar dhe i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar dhe urdhëroi ndërprerjen e seancës deri në momentin e largimit të Veliajt. Nga ana e deputetëce të maxhorancës u pretendua se Veliaj ishte ftuar nga ata me shumicë votash për dëgjesë.

Ironi dhe batuta therëse janë shkëmbyer mes Vokshit dhe Veliajt gjatë këtij sherri.

Momentalisht (ora 10: 31) Komisioni i Medias është ndërprerë për 5 minuta pushim.








vijon

EMISIONET