Sherr me thika midis shqiptarëve në sheshin e Bolonjas

Sherr me thika midis shqiptarëve në sheshin e Bolonjas

Një luftë midis disa shqiptarëve në sheshin "Piazza del Nettuno" në Bolonja të Italisë përfundoi në plagosje me thika. 

Dy 17 vjeçarë kanë përfunduar në spital me plagë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së shkuar përpara Salaborës,

Në vendngjarje shkuan menjëherë policia dhe emergjenca shëndetësore.

Forcat e rendit po hetojnë për zbulimin e origjinës së mosmarrëveshjes duke marrë në pyetje edhe dëshmitarët në vendin e ngjarjes.

Nga ajo që mëson "La Republica", dy djem të rritur takuan grupin e vogël të fëmijëve dhe një luftë shpërtheu për arsye të kota.

Më të mëdhenjtë më pas kanë nxjerrë thikat duke goditur dy 17-vjeçarët. Të plagosurit përfunduan menjëherë në dhomën e urgjencë me plagë në pjesë të ndryshme.

Disa djem janë dërguar në stacionin e policisë, por deri tani nuk ka raportime për arrestime.

EMISIONET