Shembja e banesave tek Astiri, Basha: Në krye të Bashkisë një fundërrinë

Shembja e banesave tek Astiri, Basha: Në krye të Bashkisë

Protestës së banorëve në zonën e Astirit në Tiranë, u është bashkuar këtë pasdite edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Duke e konsideruar të paligjshëm vendimin për shembjen e ndërtesave që do t'i hapë rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe. Basha e konsideroi kreun e Bashkisë së "fundërrinë".

Basha: E vetmja gjë e ligjshme që ndodh këtu është protesta e këtyre banorëve. Qëndresa dhe rezistenca e banorëve mbështetet në Kushtetutë dhe gjithçka tjetër dhe është kriminale dhe antiligjore. Pas një hetimi, disa fakte tronditëse kanë dalë në dritë. Së pari, projekti është i paligjshëm pasi vjen nga një propozim i pa kërkuar. Një inxhinieri i ka lindur në zemër të bëjë dhuratë një projekt për këtë pjesë të unazës në shkelje totale të normave të projektimit, i përshtatshëm për autostrada. 

E dyta, është skema korruptive. 40 mln euro për 2 km me shtatë nënkalime dhe mbikalime.

E treta, projekti duhet të miratohet nga pushteti vendor. Në kulmin e kësaj paligjshmërie, bashkia duhet të thoshte nuk do ta pranojë këtë projekt. Ka në krye një fundërrinë, i cili del dhe sulmon qytetarët me shprehje raciste që tregojnë se plehrat e Sharrës janë më të pastra se shpirti i tij.

Precedenti ligjor është i qartë. Zbatimi i ligjit nuk lë asnjë rrugë tjetër përveç vlerësimit në cm të 317 banesave me rreth 1 mijë familje. Para disa muajsh, më keni pyetur për teatrin dhe kam thënë është vija e kuqe dhe ju kam thënë se po të prishet teatri, do të prishen edhe shtëpitë e shqiptarëve. Nuk ka pritur por ka filluar 

Nëse teatri është një herë vija e kuqe, edhe këtu është dy herë vijë e kuqe për Partinë Demokratike dhje opozitën. 

Po të kishte shtet ligjor, prokuroria do të kishte nisur hetimet për këtë aferë që nga ata që guxojnë të vënë kryqin.

Në kushtet e shembjes së shtetit ligjor, këta qytetarë kanë të drejtë të bëjnë gjithçka për mbrojtjen e shtëpive të tyre dhe Partinë Demokratike do ta kenë në krah. 

EMISIONET