Shembet ndërtesa 8 katëshe në Stamboll, kërkime nën rrënoja për të mbijetuar

Shembet ndërtesa 8 katëshe në Stamboll, kërkime nën

Ekipet e shpëtimit në Stamboll po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve nën rrënojat e një blloku apartamentesh prej 8 katësh që u shemb. 

Të paktën dy njerëz kanë vdekru dhe 7 të tjerë u plagosën, por mendohet se ka shumë njerëz të tjerë të bllokuar nën rrënoja në ndërtesën në qytetin Kartal.

Ndërtesa është shtëpia e 43 njerëzve që jetonin në 14 apartamente.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi fatkeqësinë e pasdites së të mërkurës.

Sipas guvernatorit, tre katet e sipërme të ndërtesës ishin shtuar ilegalisht.

Sipas CNN Turk, ndërtesa u rrëzua rreth orës lokale 16:00.



EMISIONET