Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, solli rastin personal për të ilustruar që shëndetësia nuk është falas.

Shehi: Po ju jap një rast personal, harxhoj 200-250 mijë lekë ilaçe, në muaj. 3 milionë në vit. Meqë kam rrogë të madhe i paguaj shtetit gati 2 milionë me kontribute. Rreth 5 milionë paguaj unë dhe nuk marr asgjë nga shtetit. Asnjë vizitë falas, as rimbursim falas.

Po të jetë për mua, sigurimet shëndetësore në Shqipëri duhet të bëhet 8%. 11 i ka Gjermania.


/Ora News.tv/