Shehi "thumbon" Flamurtarin: Humbjen ndaj Laçit e kemi pranuar, por nuk e durojmë

Shehi "thumbon" Flamurtarin: Humbjen ndaj Laçit e kemi pranuar,

Skënderbeu është gati të bëj kthesën në kampionat, pas disfatën e pastër 2-0 ndaj Laçii.  Në konferencën për shtyp përpara sfidës me Flamurtarin, trajneri i korçarëve, Orges Shehi ka pohuar se humbjet pranohen por nuk duhen duruar.

"Humbjen sigurisht që nuk lënë një shije të mirë por janë të pranishme në futboll. Është një shprehje që thotë:"Humbjen pranoje por mos e duro". Kemi ndeshje kundër një rivali të fortë, pothuajse një derbi kështu që është mirë që skuadra të reagojë. Do futemi në fushë për të dhënë maksimumin dhe sikur ajo nga vlonjatëve të jetë e fundit në këtë kampionat. "-tha Shehi.

Skënderbeu-Flamurtari është programuar për tu luajtur të dielën, duke nisur nga ora 17:00.

EMISIONET